LAJME

Mustafa: Qytetari s’vendos se kush do ta qeverisë vendin, deputetët vendosin për qeverinë

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në Argument Plus ka folur rreth situatës aktuale politike. Ai ka thënë se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se LDK është e bindur që s’ka bërë shkelje, transmeton Indeksonline.

“Votat në Kuvend janë vota të njëjta si për partinë e parë si të tjerat, sjanë me vlerë më të lartë ato të VV-së.  Për shtetin parlamentar është e rëndësishme shumica parlamentare. Qytetari s’vendos se kush do ta qeveris vendin, vota vendos për deputetë. Në zgjedhjet e përgjithshme s’vendoset për qeveri, por për Kuvend.”

LEAVE A RESPONSE