LAJME

Mustafa thotë se nuk do të ketë amnisti për krimet serbe në Kosovë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka thënë se lufta e UÇK-së është bërë për lirinë e popullit dhe ajo si e tillë nuk mund të tjetërsohet.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se krimet serbe ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshihen dhe se vrasësit nuk duhet të amnistohen.

“Më 23 nëntor të këtij viti bëhen 20 vjet! Edhe sa vjet po u dashka të presim që gjykatat tona të marrin guximin të gjykojnë e dënojnë urdhërdhënësit e vrasjeve? Qysh amnisti? Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e popullit tonë për liri. S’mund të cilësohet ndryshe. Pikë. Por nuk mund asnjëherë të fshihen vrasësit pas luftës tonë për liri e të amnistohen”, ka shkruar Mustafa.

LEAVE A RESPONSE