Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e di nëse Vjosa Osmani do të vazhdojë që të mbetet kryetare e Kuvendit të Kosovës, raporton Express.
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa pasi që u mor vendimi për të kandiduar për kryeministër Avdullah Hotin ka deklaruar se kjo nuk varet nga LDK’ja.
Ai ka deklaruar se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kjo pozitë i takon partisë që ka dalë e para nga zgjedhjet.
“Sa na përket neve ne dëshirojmë të mbetet duhet me e pritë a hapat ajo çështje, dihet sipas interpetimit të gjykatës, ajo pozitë i takon partisë së parë të dalë nga zgjedhjet”, deklaroi Mustafa./Express/