Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Negavci nga Lëvizja Vetëvendosje beson se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të kësaj partie në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaci i cili e ka nominuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.
Ajo ka thënë se Thaçi i ka tejkaluar kompetencat e veta dhe e ka anashkaluar fituesin e zgjedhjeve.
“Shkeljet e presidentit janë të shumëfishta dhe të rënda dhe ne besojmë fuqishëm se të gjitha argumentet janë në anën tonë dhe presidenti sipas kushtetutës do të duhej të ishte një person unifikues ai ka kaluar të gjitha kompetencat e tij duke favorizuar parti politike dhe duke vepruar për interesa personale”, shtoi ajo.