LAJME

Naser Rugova i LDK-së: ” Albini si Enver Hoxha, Vjosa bëhet krahë e fallangëve të kuqe ”

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar përafrimin e Vjosa Osmanit me organizatën Vetëvendosje derisa ka sulmuar edhe liderin e VV-së dhe presidentin Thaçi.  Ai ka thënë se tash e disa muaj nuk ka besuar më në znj.Vjosa Osmani pikërisht pas afrimit të saj me VV-në. Këtë organizatë ai e ka quajtur “fallanga të kuqe” ndërsa Albin Kurtin e ka krahasuar me Enver Hoxhën, përcjell Periskopi.

Z.Rugova po ashtu ka thënë që Kurti “do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën” derisa fajtor për ngritjen e tij e ka bërë Hashim Thaçin. Në fund ai ka thënë se LDK-ja do t’i mbijetojë kësaj sfide.

Statusi i plotë:

Kalimi i saj haptazi në taborrin e VV është edhe përgjigja ime në pyetjen pse tash e disa muaj nuk kam besuar më në znj. Vjosa Osmani. Është për keqardhje si një intelektuale si ajo bëhet krahë e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore. Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën, ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë. LDK do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës.

LEAVE A RESPONSE