Ish zyrtari i lartë i Partisë për Prosporitet Demokratik (PPD), Naser Zyberi është kandidati mbi-partiak i Bashkimit Demokratik që do të konkurojë për postin e kryeministrit.
Emri i tij, pritet të zyrtarizohet sot në Prespë, ku Bashkimi Demokratik për Integrim do ta realizojë konventën për promovimin e kandidatëve për deputet dhe kandidatit për kryeministër.
Në mesin e emrave që janë përmendur për pozitën e kryeministrit nga ana e BDI-së janë, Talat Xhaferi, Lazim Destani, Izet Zeqiri dhe shumë emra të tjerë.