LAJME

Ndryshimi i Haradinajt: Dikur nuk i dëgjonte kërkesat e SHBA’së, sot thotë se s’duhet të përsëritet gabimi i njëjtë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të njihet si lideri që rrezikoi marrëdhëniet me SHBA’në e BE’në, pas vendosjes së taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe e boshnjake. Derisa Washingtoni për një kohë të gjatë i bëri kërkesë për ta hequr masën, ky i shpërfillte këto lutje, ndërsa sot, thotë se nuk duhet të bëhet gabimi i njëjtë, teksa komenton takimin e 4 shtatorit, shkruan Gazeta Metro.


Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj për “Indeks-intervistë”, ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë gabime si në të kaluarën, pasi sipas tij, vendi nuk duhet të frikësohet nga një marrëveshje e mundshme e nënshkruar në Washington.

Këto deklarata ai i bëri teksa komentoi takimin e 4 shtatorit, për të cilin thotë se vetëm ftesa e bërë për Kosovës “nuk ështe pak”.

“Vet fakti që Kosova është e ftuar në Washington sipas tij kjo “nuk është pak”. S’ka Washingtoni marrëveshje të keqe, ne mund të bëjmë gabime si Kosovë, si në të kaluarën, por s’kemi arsye të shqetësohemi nga Washingtoni” ka deklaruar pretendenti për President të vendit, shkruan Gazeta Metro.

Sidoqoftë, Haradinaj nuk pati gjithmonë këtë mendim për SHBA’në, madje, gjatë qeverisjes së tij ai rrezikoi seriozisht marrëdheniet me aleatin më të madh të Kosovës.

Kjo pasi pas vendosjes së taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe e boshnjake, SHBA bëri disa herë kërkesa zyrtare për heqjen e masës, që sipas tyre, bllokonte proceset kryesore për vendin.

Mirëpo, kryeministri i asaj kohe shpërfillte kërkesat e tilla, teksa kërkonte njohje reciproke mes dy vendeve, shkruan Gazeta Metro.

“Edhe ne kemi dëshirë me heq taksën, synojmë heqjen e taksës për shkak se është sugjerim i Amerikës, por edhe pse e ndërlidhimin heqjen e taksës me një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për njohjë, pra ne kemi dëshirë dhe synojmë sa më shpejt të heqim, pra do ta heqim sot nësë kemi një marrëveshje me Serbinë”, kishte thënë Haradinaj.

Theksojmë se Haradinaj dha dorëheqje në muajin korrik të vitit të kaluar, nën arsyetimin se ështe ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar.

Pas tij në krye të vendit erdhi Albin Kurti i VV’së që hoqi taksën duke vendosur masë reciprociteti, e cila po ashtu u kundërshtua nga SHBA’të.

E njëjta nuk qëndroi për shumë gjatë pasi që ishte një ndër vendimet e para që e mori Avdullah Hoti i LDK’së posa mori detyrën si kryeministër, ku ministrat e Qeverisë së tij votuan për heqje të plotë të reciprocitetit./gazetametro.net

LEAVE A RESPONSE