Lakorja e të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë, të martën mbrëma, është kryqëzuar me atë të të infektuarve dhe për herë të parë, ka më shumë të shëruar sesa raste aktive.
Deri më tash janë gjithsej 856 të infektuar të regjistruar në nivel vendi, prej tyre janë shëruar 490 veta, 26 kanë vdekur dhe 340 raste mbesin aktive. Prej këtij, numri vetëm 15 janë të shtrirë në Infektivë dhe dy në gjendje të rëndë, të tjerët janë në vetizolim nëpër shtëpi.
“Para 3 ditëve paralajmërova prerjen (takimin) e 2 vijave. Dhe sot më 5 maj, në ditën e 54-t të pandemisë ndodhi kjo. Sot në Kosovë, për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, kemi më shumë të shëruar se sa raste aktive. Sigurt, por të kujdesshëm drejt fundit të pandemisë”, ka shkruar mbrëmë në Facebook, infektologu Valbon Krasniqi.
E sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga IKSHPK-ja, gjashtë qytete më nuk kanë asnjë rast me COVID-19.
|
Komunat |
Të infektuar |
Të shëruar (të vdekur) |
|
Ferizaj |
98 |
76 (2) |
|
Prizren |
83 |
22 (2) |
|
Malishevë |
76 |
59 (1) |
|
Pejë |
73 |
6 (2) |
|
Prishtinë |
68 |
53 (2) |
|
Viti |
53 |
42 |
|
Gjilan |
48 |
26 (2) |
|
Mitrovicë V. |
43 |
28 (2) |
|
Kamenicë |
39 |
17 |
|
Suharekë |
36 |
29 (1) |
|
Zveçan |
26 |
21 (1) |
|
Vushtrri |
24 |
23 (1) |
|
Rahovec |
23 |
1 |
|
Z. Potok |
21 |
14 (2) |
|
Leposaviq |
21 |
8 (4) |
|
Shtime |
19 |
5 (1) |
|
Gjakovë |
16 |
15 (1) |
|
Lipjan |
15 |
6 |
|
Mitrovicë J. |
14 |
0 |
|
Podujevë |
11 |
8 (1) |
|
Istog |
8 |
2 (1) |
|
F. Kosovë |
7 |
6 |
|
Hani i Elezit |
7 |
6 |
|
Kaçanik |
7 |
2 |
|
Skënderaj |
6 |
6 |
|
Klinë |
5 |
5 |
|
Deçan |
3 |
1 |
|
Dragash |
3 |
0 |
|
Drenas |
2 |
2 |
|
ObiIiq |
1 |
1 |
|
|
856 |
490 (26) |
