Çifti nga Strumica që është vendosur në karantinë në Mavrovë, nga mbrëmë është vendosur në në spitalin infektiv të Gostivarit. Të dy janë testuar dhe gjatë ditës priten rezultatet e tyre.
Deri më tani në Gostivar janë testuar 50 persona dhe kanë një person të infektuar me Covid-19.
“Mbrëmë morëm një informacion nga karantina e “Hotel Makpetrol”, se një person u ankua për kollë dhe temperaturë të ngritur. Pas pak, ekipi ynë, së bashku me gruan e tij, u pranuan në repartin infektiv. Iu është bërë testi për coronavirus dhe presim rezultatet”, tha për AIM-në drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad”, Jakup Jakupi.
Çifti nga Strumica, ditën e diel kishte ardhur nga Sllovenia dhe ishin vendosur në karantinë në Mavrovë
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.