Pavarësisht se këtë fshat e do jashtëzakonisht shumë, Jashar Parduzi atë e ka braktisur menjëherë pas luftës.
Së bashku me të, fshatin Vesekofc e kanë lënë edhe qindra banorë të tjerë, raporton emisioni #gjesi në T7.
Infrastruktura, kushtet e papërshtatshme për të jetuar si dhe dimrat e egër, ishin disa nga arsyet se pse banorët e kanë braktisur këtë vend.
Për natyrën e tij të qetë dhe të bukur, Vesekofcit i kanë qëndruar besnik vetëm katër banorë të cilët nuk pranuan të prononcoheshin para kamerës.
Por 50 vjeçi Jashar Parduzi së bashku me gruan e tij, këtij fshati i kthehen me fillim të pranverës dhe qëndrojnë deri në vjeshtë.
Ata jetojnë në këtë shtëpi, derisa thonë se dyert e saj do të jenë të hapur për të gjithë ata që e vizitojnë këtë fshat.
Parduzi këtu ka 80 koshere me bletë, me të cilat merret gjatë gjithë kohës.
Vesekofci gjendet 18 km nga qyteti i Vushtrrisë.

