Sadije Duraku në muajin e gjashtë të shtatëzanisë e kupton se lëngon nga sëmundja e kancerit në gjak e cila ndryshe njihet edhe si Leukemija. Pasi një periudhe kohore që e lind vajzen e saj Loresen e kupton që edhe ajo vuan po nga e njëjta sëmundje si ajo.
Famijarët e Sadijes nëpërmjet një shkrese kanë kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë nënë që ta shpëtoj atë dhe bebën e saj të posalindur.
“Në muajin e gjashtë të shtatëzanisë Sanije Duraku e kupton se ishte e sëmurë me kancer të gjakut (Leukemija ) . Mjeket e këshillojnë që të abortoj beben,një gjë shumë e tmerrshme dhe e mërzitshme çka një nënë mund ta degjoj. Por Sanija shpejt mori një vendim që fëmiun e vet të cilin ende nuk e kishte lindur mos ta vras. Në këtë kohë nëna e re hoqi dorë nga Terapia e saj ( Chemo ). Pasi që Loresa lindi ( bebja ) nëna filloj mënjëherë terapin e saj ( Chemo ) por pa sukses. Sanijes i duhet një kurim jashtë vendit,që ta ketë një kurim më të mirë.
Pas lindjes së Loresës (sot dy muaj e gjysmë) princesha vogël është kontrolluar me shumë kujdes nga mjekët! Çdo gjë ishte në rregull, deri në ditën ku engjullushja e vogël, duhet ta merrte vaksinën e parë. Pas një kontrolle të re mjekët konstatuan që edhe Loresa lëngon nga kanceri i gjakut (leukemija). Një goditje shumë e rëndë për familje e posaçërisht për nenën e re.
Një rrogë prej 250€, të cilën bashkëshorti i saj e fiton nuk mjafton as për gjërat elementare. Sanija dëshiron që vajza e saj të jeton dhe ta ndërprejë terapin e saj, për arsye që princesha e tyre të përdorë të hollat për terapinë dhe gjërat tjera…
Tragjike, por e vërtetë. .
Ne i bëjmë apel të gjithëve për ndihmë, pasi që çdo cent ia vlen për ti shpëtuar këto dy jetë.
Organizata DKMS është e informuar me rastin. Ne dëshirojmë qe secili të regjistrohet, vetëm kështu mund të shpëtohet. Është shpëtim jete !!!! Ju lutemi që të ndihmoni çdo cent për këtë qëllim, ju garantoj. Ju lutem ndihmoni Loresen dhe nënën e saj, sepse ato e duan jetën dhe për Loresen po sa ka filluar jeta dhe ajo pa nenën nuk mund të jetoj…”
Në vijim po ju sjellim nr e xhirollogarisë për të gjithë të interesuarit që duan të ndihmojnë:
***KONTO PER NDIHMË***
Banka: TEB Sh.A.
Adresa: FSH. Millosheve; Kosove
Konto: Naim Duraku
IBAN: XK05 2016 0001 2411 2357
BIC/ SWIFT-Code: TEBKXKPR
Numri: 0037745531599
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.