Një muaj nga regjistrimi i dy rasteve të para me COVID-19, Shqipëria sot ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja me Coronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 9 raste të reja, duke e çuar në 409 numrin e të infektuarve.

“Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste. 53 për qind e personave të konfirmuar pozitivë janë meshkuj në Shqipëri. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar numrin e të shëruarëve nga COVID-19 në 154. Ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë”, tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/

By admin

Leave a Reply