Nesër fillon gjykimi ndaj Albulena Haxhiut dhe deputetëve të tjerë për gazin lotësjellës në Kuvend
Gjatë ditës së nesërme pritet të fillojë gjykimi ndaj Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Pal Lekajt dhe Besa Baftiu për gazin lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Kujtojmë, që në kuvendin e Kosovës opozita me 19.02.2016 risjelli metodat e hedhjes së gazit lotsjellës në nisje të sesionit pranveror parlamentar për të penguar mbajtjen e seancave.
Aty 23 deputetë të opozitës u përjashtuan nga seanca, nëntë nga ata të arrestuar dhe nëpër stacione policore, disa të alivanosur nga gazi dhe gjatë përleshjes në kuvend.
Partitë politike opozitare që në nisje të seancës hodhën gazin lotsjellës, duke mos lejuar mbajtjen e seancës, e cila duhet të niste sesionin pranverorë me 25 pika të rendit të ditës, në të cilat përfshiheshin edhe disa kritere për liberalizimin e vizave./gazetametro.net