Qytetarët e Kosovës nga sot do ta kenë shumë më të lehtë t’i raportojnë rastet e ndryshme në polici, përmes aplikacionit “Lajmëroni Policinë”, shkruan Gazeta Metro.
Policia e Kosovës në një konferencë për media ka bërë ka bërë lansimin e aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ku qytetarët tani kanë mundësi që të raportojnë më shpejt raste të ndryshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ky është një aplikacion shumë i rëndësishëm.
Është aplikacion digjital, dhe kjo do të iu jep mundësi qytetarëve që të raportojnë rastet me të cilat përballen. Të dhënat do të jenë konfidenciale. Ky aplikacion është i rëndësishëm edhe për efikasitetin e Policisë së Kosovës dhe do të përgjigjen më shpejtë”, deklaroi Qalaj, raporton Kosova Press.
Qalaj gjatë konferencës tha se lansimi i këtij aplikacioni do të jetë një përafrim i qytetarit me policinë dhe policia do të jetë më efikase.
“Edhe në projektet e ardhshme, do ta shkurtojmë reagimin në raste të ndryshme dhe shërbime tona të jenë me efikase”, deklaroi ai./gazetametro.net