LAJME

Nga Vetëvendosje hedhin poshtë dezinformatat: Jemi më të bashkuar se kurrë

Driton Tali, ish kandidat për deputet i VV-së dhe tash këshilltar i kryeministrit në detyrë, për gazetën “Bota sot” ka demantuar plotësisht atë lajm, duke thënë se është dezinformatë e porositur nga qarqe të caktuara.

“Jo nuk është aspak i vërtetë ky lajm. Kjo është një dezinformatë dhe shpifje nga qarqe të caktuara që janë dhe po luftojnë me një fushatë të egër kundër LVV-së dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Mendoj se sondazhet e fundit nuk po i lënë rehat kundërshtarët e VV-së”, tha Tali për “Bota sot”.

Ai tutje tregon se para dy dite kishte një takim të Kurtit me Konjufcën për çështje të punës, ku gjithçka ka shkuar si çdoherë dhe humori ishte në nivel të mirë. Tali thotë se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë më të bashkuar se kurrë më parë.

LEAVE A RESPONSE