Njohësi i rrethanave politike, Spartak Ngjela ka shkruar se kriza politike e krijuar në Kosovë është artificiale. Sipas tij, çdo krizë artificiale e krijuar në politikë ka bumerangun për ata që kanë krijuar, raporton Atdheulajm.
“Çdo krizë e krijuar artificialisht në politikë, shpesh ka qenë bumerang për ata që e kanë krijuar. Thaçi dhe Mustafa duken të djegur nga çifti Kurti – Osmani. Është shkollë politika, nuk është kaçakëri malesh. Ku mund të ketë në Kosovë hapësirë politike për Thaçin dhe Mustafën, kur gjithkush sot në Kosovë e din se kriza që ata shkaktuan me mocionin është në favor të Serbisë”, ka shkruar Ngjela.
Ngjela ka folur edhe për pretendimet se Kurti është antiamerikan si dhe për rolin e Grenell në dialogun Kosovë-Serbi.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.