Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka informata për një takim të partisë, ku mund të merret vendimi për emrin e të nominuarit për kryeministër nga LDK.
Sot, mediat raportuan se në ora 15:00 pritet të ketë një takim të Kryesisë së ngushtë të LDK-së, ku edhe mund të merret vendimi për emrin i cili mund të jetë kryeministër në një qeveri të re.
Osmani tha se nuk është më e befasuar nga partia e cila nuk e fton në takime ku merren vendime për hapat politik, sepse, sipas saj, kjo ka ndodhur edhe në kaluarën.
“Jo, jam tërësisht e pa informuar. Sapo dëgjova që qenka edhe një takim tjetër sot lidhur me këto përpjekjet, takim në të cilin unë nuk jam ftuar. Kjo nuk është asgjë e re, ka një kohë të gjatë që edhe para se të votohej mocioni, pra ka shumë takime në të cilat unë nuk jam ftuar e nuk jam konsultuar, besoj edhe ju (gazetarët) mund të keni më shumë informata më shumë sesa unë, besoj mund t’i pyesni personat përgjegjës, unë nuk kam qenë pjesë e një vendimmarrje të tillë”, tha Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës.
“Nuk kam diskutuar me askë dhe nuk ka diskutuar me mua askush për këtë temë”, deklaroi ajo pas takimit në kryeministri, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, ku u diskutua për situatën me COVID-19.
KALLXO.com ka provuar të kontaktoj në LDK Avdullah Hotin dhe Agim Velin, por ata nuk i janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.