Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në takimin e thirrur nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, për të diskutuar rreth situatës me pandeminë Covid-19.

Pas takimit, ajo ka bërë një prononcim para gazetarëve ku ka theksuar se në këtë takim ka shkuar në cilësinë e kryeparlamentares si përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, njofton Klan Kosova.

E pyetur rreth 1000 testeve që Serbia ia ka dhuruar Kosovës si ndihmesë, ajo ka thënë se kjo nuk e shlyen të kaluarën e afërt të saj kriminale.

“Dua ta bëj një koment sa i përket Serbisë, unë besoj se jo vetëm ne në Kosovë, por e gjithë bota e ka të qartë se cilat janë krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë”.

“Serbia tani në këtë kohë të pandemisë edhe mund të ketë dërguar ndihma, por kjo kurrsesi nuk e shlyen të kaluarën e afërt që e kemi përjetuar”.

By admin

Leave a Reply