Zv/kryeministri, Bujar Osmani nga Kumanova para takimit me Shtabin Komunal theksoi se qeveria po shqyrton seriozisht kërkesën e Komunës së Kumanovës për vendosjen e masave radikale në këtë komunë duke marrë parasysh numrin e madh të personave të infektuar me virusin e ri korona (Covid-19).
“Falënderoj Komunën e Kumanovës që më dha mundësinë të jem prezent në Këshillin Komunal dhe të dëgjoj nga afër qëndrimet e qeverisjes lokale mbi zgjerimin e pandemisë dhe cilat janë pikëpamjet e tyre dhe për atë se çfarë masa duhet të ndërmarrim për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme. Komunikova qëndrimin e qeverisë se jemi duke i shqyrtuar seriozisht kërkesat e Komunës për masa më radikale, për shkak se Kumanova po shihet se në kokë banori ka numrin më të madh të të infektuarve. Kemi edhe personelin mjekësorë që është i infektuar dhe do të duhet të marrim masa dhe të marrim shembull ndoshta edhe nga qyteti i Dibrës, ku tani më disa ditë nuk ka të infektuar, por kjo do të del nga takimi i Shtabit komunal tani”-theksoi Osmani.
Follow Us
Recent Posts
-
Ushtria serbe afër kufirit/ “Le ta provojnë prapë”, eksperti i sigurisë zbulon skenarin: Ja ç’ndodh nëse Serbia sulmon Kosovën
-
Tifozët e Novi Pazarit “çmendin” serbët, shpalosin flamurin e Kosovës e këndojnë: “Kosova është shqiptare, jo kurrë e Serbisë…”
-
Kjo është data kur do të ndërrohet ora
-
Ekskluzive: Ky është 19 vjeçari nga Kosova që humbi jetën pas plagëve të marra në kufirin Serbi-Kroaci (FOTO)
-
Ekspertja jep lajmin e fri’kshëm! Mos hani më byrekë, ja çfarë na ndodh kur e konsumojmë këtë produkt
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.