LAJME

OVL e UÇK-së reagon për videon e postuar nga gazetari maqedonas – ku shahej Adem Jashari

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski, ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook, i cili ka thënë se vëllai i Sulejman Rexhepit, Qani Rexhepi e shanë rëndë Adem Jasharin dhe thotë se kush i ka thënë atij të vdesë për Kosovë.

 

Në videon që publikon Zoran Bozhinovski rrugës duke shkuar për të marrë mirënjohje nga OVL UÇK e Kosovës, kënaqen me muzikë serbisht në veturë dhe e shajnë e fyejnë rëndë Adem Jasharin duke thënë së kush i ka thënë aty më vdekë për Kosovë, sipas Bozhinovskit.

Në video janë, Qani Rexhepi vëllai i Mulla Sulës dhe njëherit edhe shef i medrësës, Kadri Krasniqi i punësuar në medresen Isa Beu, Bekim Dibrani dhe Fevzi Jakupi.

Mirëpo, ndaj këtij shkrimi ka reaguar Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, duke thënë se dënojnë gjuhën  ofenduese dhe fyese që është përdorur ndaj komandantit legjendar Adem Jasharit.

Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në atë veturë nuk gjendte fare Qani Rexhepi dhe kjo organizët nuk ka ndarë asnjëherë mirnëjohje për të.

LEAVE A RESPONSE