LAJME

Pamje/Vitia përkulet para stafit të MSH-së: Faleminderit nga loçka e zemrës!

Me 61 vota për, sot u zgjodh qeveria e re me kryeministër Avdullah Hoti.

Derisa, sot ishte dita e fundit e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. E, para se ta dorëzojë detyrën, sot ai ka falënderuar stafin e MSH-së.

“Më përkulje faleminderit secilit prej juve.Ka qenë një nder që kam bashkëpunuar dhe sot kisha pas qef me ju shërby çdo herë në një moment të jetës siç keni shërby ju gjatë kësaj pandemie. Shumë faleminderit prej loçkës së zemrës”, ka thënë me përkulje Vitia, transmeton Indeksonline.

E, një letër falënderuese ka bërë edhe stafi përmes një postimi në faqen zyrtare të MSH-së.

Në këtë letër ndër të tjera thuhet se : Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm!

Kujtojmë që Ministër i Shëndetësisë do të jetë Armend Zemaj nga LDK./Indeksonline

LEAVE A RESPONSE