,

Pandemia Covid-19 po vështirëson transportin e produkteve ushqimore anë e mban botës

Posted by

Portet ushqimore në disa vënde të botës kanë ngadalsuar dërgesat e produkteve për javë të tëra dhe  kjo situatë sa vjen e përkeqësohet akoma më shumë.

Në Filipine, në një port që është një pikë kryesore e hyrjes për oriz zyrtarët thane se në fillim të kësaj jave terminali rrezikonte të mbyllej ndërsa mijëra kontejnerë të transportit grumbullohen sepse masat e ndërmara nga qeverija nga përhapja e virusit Korona po i bënë më të vështirë për tu shkarkuar normalisht. Ndërkohë, portet në Guatemalë dhe Honduras,vende të njohura për kualitetin më të mirë të kafesë po kufizojnë orarin e punës dhe po ngadalësojnë dërgesat. Gjithashtu në disa vende të Afrikës, (që varen shumë nga importi i ushqimit) nuk ka mjaft punëtorë që shfaqen për të ndihmuar në shkarkimin e ngarkesave.

Ushqimi lëviz nga ferma tek konsumatorët përmes një rrjeti të ndërlikuar ndërveprimesh. Kështu që nëse  problemet në vetëm disa porte mund të rriten krijojnë ngadalësime shqetësuese. Për shembull, gruri i rritur në Evropë dërgohet në Indi, ku përpunohet në miell dhe më pas bëhet eksporti përfundimtar në tregun amerikan. Ndërprerjet e këtij procesi të gjatë po shkaktojnë vonesa të mëdha.

Ekziston kërcënimi se gjërat mund të përkeqësohen nëse problemet e porteve përhapen akoma më shumë. Vetëm disa vende në botë, eksportojnë pjesën më të madhe të orizit dhe grurit, burime kryesore të kalorive. Sojet nga Amerika e Jugut ndihmojnë në mbajtjen e bagëtive të planetit, dhe shumica e furnizimeve me kakao dërgohen nga një pjesë e vogël e Afrikës Perëndimore. Nëse portet e këtyre vendeve hasin vështirësi në eksportim atëherë gjendja në të gjithë botën përkeqësohet automatikisht.

Edhe vende si SH.B.A., një eksportues kryesor i ushqimit, varen nga importet per ushqime të tilla si vera, erëza, djathë dhe produkte të tjera josezonale.

Megjithatë, në disa pjesë të botës ndërprerjet e mëparshme të portit tashmë janë përmirësuar.

Kina i ka kaluar problemet më të këqija sa i përket eksportit të ushqimeve. Në kulmin e shpërthimit të virusit, mijëra kontejnerë me mish derri të ngrirë, mish pule dhe viçi u grumbulluan në portet kryesore pasi ndërprerjet e transportit dhe mungesat e punës ngadalësuan operacionet ,gjë që u shoqërua më pas nga fakti se anijet nuk po bënin udhëtime nga kombi aziatik me mallra të prodhuara në vendet e tjera të botës. Këto çështje janë rregulluar  që kur vendi u rikthye në punë.

Në Brazil (eksportuesi më i madh në botë i sojave ,kafesë dhe sheqerit) dërgesat tani po kalojnë me një ritëm normal mes një përpjekje të përbashkët midis qeverisë dhe kompanive për të vazhduar transportin. Brazili gjithashtu arriti të eksportojë vëllime rekord të sojave në mars pasi qeveria ndërhyri për të ndaluar një grevë të nisur nga punonjësit e portit që ishin të shqetësuar për sigurinë e tyre.

“Sasia e eksporteve të Brazilit është aq e madhe sa çdo çështje e vogël duhet të zgjidhet shumë shpejt. Përndryshe, ajo mund të çojë në telashe logjistike në të gjithë botën,” tha Sergio Mendes, kreu i grupit të eksportit të grurit në vend i njohur si Anec.

Por me përhapjen e sëmundjes, problemet me kontejnerët po shfaqen në rajone të tjera të botës. Këto kontenier të bëra shpesh prej çeliku dhe që zakonisht  janë prej 6 deri në 50 metra gjatësi,  vazhdimisht nuk po pranohen dhe kthehen mbrapa nga shumë porte bashk me mallrat që përmbajnë në to. Procesi I eksportit nuk është ai I zakonshmi  pasi që  virusi po ngadalëson prodhimin dhe ngacmon kërkesën e blerësve për disa produkte. Porti i Los Anxhelesit, për shembull, pati ulje të pranimit të mallrave prej 31 përqind në mars të këtij viti në krahasim me një vit më pare, ku shitësit porosisin me pakicë.

Eksportuesit e ushqimit janë duke u detyruar të presin më gjatë që dërgesat në hyrje të jenë në gjendje të zbrazin dhe mbushin anijet me mallrat e tyre. Ky është rasti në Evropë, ku operacionet po shkojnë pak a shumë normalisht, por shkarkimi i e kontejnerëve po shkakton vonesa.

Në Nigeri, problemi qëndron gjithashtu tek kontejnerët, të cilët po grumbullohen dhe bllokojnë portet. Punëtorët që normalisht do të shkarkonin kontejnerët, po përballen me vështirësi ku bashk me izolimin e përgjithshem qeveria mbylli edhe transportin publik. Bankat afër porteve po mbyllen, duke e bërë më të vështirë përpunimin e dokumentave të eksportimit.Kjo po përkeqëson mungesat e ushqimeve në vend dhe rrit çmimet e produkteve të mbetura.

“Portet janë të mbushura me kontenjerë” disave prej nesh që u është dhënë urdhëri për të punuar në porte si ofrues të shërbimit thelbësor, nuk mundemi që të jemi të pranishëm pasi që transporti publik nuk po funksionon,dhe jo të gjithë punëtorët kanë dokumentet e nevojshme për të treguar se janë punonjës kryesor” tha Toni Nwabunike, president i Shoqatës Nigeriane të Puntë Liçensuar, përfaqëses i punëtorëve që punojn porte.

“Policia është në rrugë e sipër, kështu që njerëzit janë të frikësuar. Ka kontrollime kudo.”

Në Australi, dy punëtorë në Port Botany, një nga portet më të mëdha të kontejnerëve në vend, të testuar pozitivë për COVID-19, u konfirmuan pozitiv këtë javë , ndërsa 17 punëtorë të tjerë hynë në izolim për 14 ditë.

Kërcënimi i punëtorëve të sëmurë është shqetësimi më i madh për Paul Aucoin, drejtor ekzekutiv i Portit të Luizianës së Jugut, (rrethi më i madh i porteve  në SH.B.A.)

“ Virusi ka detyruar tashmë disa persona të sigurisë të izolohen, dhe ekuipazhet e anijeve nuk lejohen më në breg, në përpjekje për të frenuar përhapjen.Kam frikë se ne do të humbasim disa punëtorë dhe me mungesën e punëtorëve bëhet më e vështirë të mbajmë të njëjtin ritëm ” tha Aucoin, përcjell Atdheu Lajm.

Burimi: Japan Times

 

Leave a Reply