LAJME

Papunësia në Kosovë mund të rritet deri në 10%, duhen gjashtë muaj për t’i ditur shifrat e sakta – VIDEO

Kriza e krijuar nga pandemia e Coronavirusit në ekonominë e Kosovës ka bërë që shumë punëtorë të sektorit privat të mbeten pa punë, duke shktuar rritje të nivelit të papunësisë.Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se papunësia në Kosovë gjithmonë ka qenë e theksuar, por tash me përhapjen e Coronavirusit mund të rritet 5 deri në 10 %.

“Papunësia te ne ka qenë e theksuar edhe më herët por edhe tash unë konsideroj që edhe një 5% apo 10% mund ta ngarkojë këtë situatë pak ma tepër derisa të ristartojnë sepse bizneset tona kanë nevojë për punëtorë”.

LEAVE A RESPONSE