Paralajmërimi i zyrtarit të VV: Protesta gjithëshqiptare nëse Kurti largohet

Posted by

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV’së, Boiken Abazi, ka paralajmëruar protesta të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e diasporë nëse Albin Kurti i shkarkuar me 2/3 e votave të deputetëve, largohet edhe nga ulësja e Kryeministrit.

“Në protestë kundër grushtit të shtetit në Kosovë, që po tenton Hashim Thaçi me shokë, do ngriheshin jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe mërgata. Jam i bindur për këtë! Le të na arrestojë Edi Rama që e ka qepur gojën përball kësaj pandemie politike”, ka shkruar Boiken Abazi.

Zyrtari i VV’së nga Shqipëria nuk e ka sqaruar nëse grusht shteti në Kosovë po ndodh përmes ushtrisë, revolucionit.

Albin Kurti pasi është shkarkuar nga 2/3 e deputetëve s’e ka dërguar emrin e ri për formimin e mandatarit të Qeverisë ndonëse i është kërkuar disa herë nga Shefi i Shtetit.

Leave a Reply