LAJME

Pas 61 orëve policore, Shkupi i ngulfatur me mbeturina!

Kjo pamje i priste banorët e Shkupit këtë të hënë kur ata dolën jashtë pas përfundimit të izolimit prej 61 orëve në fundjavë.

Koshat e mbeturinave ishin të mbushur përplot dhe të pa pastruar.

Disa banorë të brengosur me këtë gjendje kanë derguar video-incizime tek TV21 për të shprehur revoltën e tyre.

TV21 pyeti edhe Higjienen Komunale se përse nuk po pastrohen koshat e mbeturinava, ata thanë se sot do të punojnë me dy turne dhe se shumë shpejt do të pastrohen./TV21

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/216401039796695/

LEAVE A RESPONSE