LAJME

Pas disa ditë qeverisje, takohen kryeministri Hoti dhe presidenti Thaçi

Ka filluar takimi në mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi si dhe kryeministrin të ri të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti gjendet në Presidencën e Kosovës, ku edhe u prit nga Thaçi.

 

Ky është takimi i parë i Hotit dhe Thaçit, pas zgjedhjes së qeverisë së re të vendit, raporton Indeksonline.

 

Duhet përkujtuar që ka pak ditë prej kur Hoti është vendosur në postin e kryeministrit të vendit, udhëheqje kjo e dalë nga një koalicion i lidhur në mes LDK, AAK,NISMA dhe komunitetet./Indeksonline/

LEAVE A RESPONSE