Në Malishevë, përveç me koronavirus, janë duke u përballur edhe me ethet hemorragjike. Në këtë zonë përsëri janë aktivizuar rriqrat, ku nga to u pickuan 18 persona.

Mori epitetin e vatrës së koronavirusit si më e prekura në vend, por komunës së Malishevës i është rikthyer edhe një telash i vjetër për çka njihej më shumë.

Banorët e kësaj ane edhe në këtë kohë të pandemisë po përballen me ethet hemorragjike të shkaktuara nga pickimi i rriqrave, raporton KlanKosova.

Mjekët malishevas po merren edhe me rastet e pickimeve që kanë nisur të shfaqen rishtazi.

Të gjithë atyre që u janë hequr rriqrat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u janë bërë të gjitha analizat e nevojshme.

Por problemi i kahmotshëm i Malishevës mund të jetë më i vështirë në kohën e covid-19.

Rastet e pickimit me rriqra janë kryesisht nga fshatrat të cilat do të jenë prioritet në dezinfektimin që po planifikon ta bëjë komuna.

Nga paslufta e këndej nga ethet hemorragjike në Malishevë kanë vdekur 18 persona.

By admin

Leave a Reply