LAJME

Pas vendimit të kushtetueses, vjen edhe reagimi i presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që përkohësisht të pezullojë dekretin e Presidentit, Hashim Thaçi. E ky i fundit nuk ka vonuar. Nëpërmes rrjetit social, “Facebook”, Presidenti Thaçi ka thënë se  do ta respektoj këtë vendim.  Sipas Thaçit, Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, raporton Atdheulajm.

Ai ka ftuar të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi.

Reagimi i plotë i Presidentit Thaçi:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3723746184362380?__xts__%5B0%5D=68.ARCR7uGPbO4nZXyMw76LmXIdkQSeTX1N_EvTKdsG8W6jr6RknnbSjwcZeNakvt6rBK0c_XwSYClLYzDWn3nNzsXQ6DvlpbYrD4D7sITaRbNmKGF8rhYy-ervB3qtc3isxkoNBJJSZAnquJv4OzEn-47Z1qvj-PGWdgqafGwrcEN2wuaZN1kyI9kXhFoVNWllSxpClV0F40op8BJEOGxp08oj1XFVF_t0SKsY7XwY0eseKiwsEBdgPoPiX2OQxz6wFBaHD2kbwrdWytw_1HkZW7f1QSd8kRkhspn-YBLJe4079of9vmPGsHjolUNYOvNYMrX9QIN9bIymsSPXMg1mUg&__tn__=-R

LEAVE A RESPONSE