LAJME

“Pazari për pozitën e presidentit”: AAK e LDK mund ta çojnë vendin në zgjedhje

Dështimi për ta zgjedhur presidentin e ri të Kosovës në vitin e ardhshëm do ta çon vendin në zgjedhje të parakohshme, shkruan Gazeta Metro.


Mungesa e mbështetjes nga partnerët e koalicionit për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president, është rrethanë e cila mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe njëherë ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës do të kalojë nëpër zyrat e partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

“Marrëveshja për Presidentin do të kalonte detyrimisht nëpër zyrat e LDK-së e pastaj të partive të tjera. Nëse nuk do të mund të arrinim marrëveshje me partitë tjera, nuk përjashtojmë zgjedhjet e parakohshme në vend, sepse duhet t’i japim zgjidhje vendit”, tha Haziri në RTK.

Haziri po thotë se LDK’ja e ka emrin e Isa Mustafës dhe i cili nuk mund të largohet si mundësi edhe pse për këtë ende nuk është diskutuar brenda LDK’së.

Pas shpalljes së kandidaturës nga Ramush Haradinaj, ai i çoi sinjale LDK’së se nëse nuk e mbështet, as partia që drejton ai nuk do ta përkrahë dikë tjetër.

Partneri kryesor në koalicion, LDK’ja, nuk dëshiron që presidenti të jetë temë diskutimi përderisa nuk sfidohen nga afatet kushtetuese.

Por kjo temë mund të hapet më herët, pasi Thaçi ka paralajmëruar të japë dorëheqje nëse i konfirmohet aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale.//gazetametro.net

LEAVE A RESPONSE