Komisioni për politikë sociale pranë Partisë Demokratike Shqiptare në konferencën për shtyp i kritikoi procedurat e autoriteteve në gjendjen me pandeminë në këtë sektor, ndërsa ofruan zgjidhje të tyre. Porosisin se duhet të merren parasysh masat në vendet fqinje.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka marrë masa përkatëse për qytetarët e rrezikuar, pensionistët me të ardhura të ulëta, personat e moshuar dhe fëmijët pa prindër dhe të ngjashme. BDI-ja dhe partitë e tjera politike nuk kanë pasur plan për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Propozojmë që të gjitha institucionet dhe qendrat për politikë sociale, Fondi Pensional dhe të tjerët të formojnë ekipe mobile për sigurimin e ndihmës të kategorive të theksuara. Posta t’ua dërgojë në shtëpi pensionet. Të paguhet pagë e njëfishtë mesatare për kategoritë e ndjeshme. Kjo mundësohet dhe lejohet me ligj përkujdes për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve”, tha Frymëzim Dauti nga Komisioni për politikë sociale.
Edhe lideri i partisë Menduh Thaçi foli në konferencën për shtyp duke i përsëritur apelet për uljen e kontakteve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Të reduktohen kontaktet, jo komunikimi përmes teëefonit. Sepse vetëm me shmangien e kontakteve mund të shmanget sëmundja. Virusi nuk jeton në organizmat tanë, nuk riprodhohet. me më pak kontakte ka më pak mundësi për virusin. Automatikisht e dobësojmë virusin dhe e fuqizojmë periudhën kohore të sistemit shëndetësor të luftojë më lehtë me të”, theksoi Thaçi.
Sipas tij, është i nevojshëm kujdesi sepse edhe “skenari” italian dhe spanjoll me pandeminë nuk janë film, por gjendje reale e cila, siç thotë, mundet lehtë ta përfshijë shtetin për shkak të kapaciteteve më të dobëta të shteteve të përmendura.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.