Në kuadër të bashkëpunimit mes Gazetës Insajderi dhe Gazetës Shneta, intervista e radhes është zhvilluar me pediatrin Ramush Bejiqi, njëherazi kryetari i Shoqatës së Pediatërve në Kosovë.
Ndër të tjera, ai ka njoftuar se virusi i fundit i cili shkakton sëmundjen Covid-19 nuk i kursen as fëmijët, me theks të veçantë ata më sistem imunitar të dobët ose me ndonjë gjendje shëndetësore të pranishme.
Në pytjet lidhur me manifestimin e simptomave dhe ndryshimin e tyre midis të rriturve dhe fëmijëve e veçanërisht foshnjeve ai u shpreh:
“Pasi personalisht, nuk kam pasur pacient fëmijë me simptoma të Covid-19, nga ajo se çfarë kam lexuar në revista shkencore prestigjoze thuhet se fëmijët manifestojnë një gjendje të përgjithshme gripoze”.
“Ose një mënyrë tjetër është dhe diagnostikimi i rastësishëm siç ka ndodhur me rastin e dy foshnjeve nga Kamenica dhe Malisheva tek ne” duke ju referuar se nuk kanë pasur simptoma të theksuara të Covid-19.
Për fund, pediatri Bejiqi ju drejtua posaqërisht prindërve në mesazhin:
“Të respektojnë të gjitha udhëzimet e dalura nga Organizatat Shëndetësore dhe ju lutem shmagni daljet”.
Intervistën e plotë mund ta gjeni më poshtë:
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.