Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistë të tij për ‘Faktor.mk‘ flet për gjendjen në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë nga coronavirusi.
Presidenti Pendarovski thotë se kjo është sfida më serioze që nga lufta e dytë botërore jo vetëm për vendin por për të gjithë botën dhe se më herët ka pasur epidemi, por asnjëherë ka infektuar gjithë planetin.
Në pyetjen nëse duhet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme dhe vendosje të masave më radikale, Pendarovski thotë një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse ekziston një vlerësim nga autoritetet kompetente.
“Siç u konstatua në Këshillin për Siguri, sa i përket masave ne ishim ndër shtetet e para në Evropë që reaguan në kohë edhe me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe me orën policore. Vendosja e masave më radikale do të ndodhë vetëm nëse ka vlerësim nga organet kompetente”, thotë Pendarovski.
Pa numëruar shëndetin e qytetarëve, ekonomia, sipas Pendarovskit, është pjesa që më së shumti e shqetëson, sidomos të hyrat në buxhet.
“Kur kemi kufij të mbyllur, dhe ndalim të lëvizjes në pjesën më të madhe të ditës, është e qartë se ekonomia nuk mund të shënojë rezultate pozitive. Është mirë që qeveria deri tani ka sjellur masa ekonomike që ndihmojnë pasojat ekonomike, edhe pse pres kur do të shtyhet kriza gjatë javëve në vijim, të shtyhen edhe masat ekonomike”, tha Pendarovski./Telegrafi/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.