LAJME

Po afrohet afati i vendimit të gjykatës kushtetuese, Burjani: Ja kujt do ti jep të drejtë kjo gjykatë (VIDEO)

Vendimi i shumë pritur i Gjykatës Kushtetuese i cili pritet të jepet këto dy ditë duket se ka ngjallë shumë akuza të rënda nga dy palët e përfshira në proces.

Në njërën anë është presidenti i vendit Hashim Thaci i cili ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës, kurse Vetëvendosja e cila thotë se një dekret i tillë është antikushtetues. Ende nuk dihet se në anën e kujt do të jetë vendimi, edhe pse ka pasur raportime nga mediat se presidentit do ti jepet të drejtë.

Njohësi i çështjeve të Kushtetues Blerim Burjani ka thënë për “Bota Sot” se Kosova duhet të mësohet me demokracinë,

“S’ka pushtetin me marr më dhunë se me ruajt në demokraci nëse din mbetesh politikisht në skenë nëse nuk din apo nuk ke përvojë bie dhe kjo është normale, këta ne VV e marrin tragjike për arsye sociale të papunë dhe me probleme të mëdha të gjithë politiken dhe pushtetin e shohin punësim kjo qasje po thuajse është e njëjtë edhe të PAN-i dhe PDK po tash politika nuk është mjet për jetës por mjet për shërbim për qytetareve fatkeqësisht kjo merret tragjike në Kosovë realisht duhet të jetë normale ka thënë Burjani.

LEAVE A RESPONSE