Është e shkëlqyeshme edhe për vegjetarianët
Pogaçja është e lehtë për t’u gatuar, por edhe e pasur me perime dhe është shumë e shijshme, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 300 ml ujë të vakët;
– 20 g tharmë;
– 1 lugë e vogël sheqer;
– pak kripë;
– 50 ml vaj ulliri;
– 450 g miell.
Për shtesë:
– 2 speca të kuq;
– 1 kastravec turshi;
– pak mjedra;
– pak kokrra ulliri;
– 5 thelpinj hudhre;
– kripë të trashë.
Përgatitja:
Tharmin njomeni në ujë të vakët dhe shtoni sheqerin. Kur të bymehet, shtoni miellin, kripën, pak vaj dhe ngjisheni deri sa të bëhet brumë i lëmuar.
Mbulojeni dhe lini në një vend të ngrohtë 30 minuta.
Qiteni në tepsi të lyer me vaj dhe me duar me yndyrë përhapeni 2 cm të trashë në tepsi.
Radhisni specin e grirë, ullinjtë e grirë dhe kastravecin turshi.
Thelpinjtë e hudhrës pritini përgjysmë dhe ngulni në brumë.
Qitni sipër kripën e trashë dhe kumin edhe pak lyeni me vaj.
Lëreni pak të bymehet dhe pastaj piqeni në 220 gradë Celsius rreth 20 – 30 minuta.
Pogaçen e pjekur nxirreni nga furra dhe mbulojeni pak. /Telegrafi/
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.