Gazeta Lajm nëpërmes një lajmi të dytë ka njoftuar se kryeredaktori i së njëjtës është lënë i lirë dhe nuk është dërguar në stacionin policor në Butel.

“Falë ndërhyrjes së kryeshefit të stacionit policor, kryeredaktori I Gazetës Lajm, Isen Saliu është lënë i lirë. Policët deshën ta arrestojnë pak pas orës 19 dhe ta dergojnë në stacionin policor, për shkak se po incizonte me celular një ngjarje në lagjen Veri që e incizonin edhe shumë mediume tjera”, thonë nga Gazeta Lajm.

Potencojnë edhe njëherë se falë kryeshefit problemi është tejkaluar dhe Saliu është lënë i lirë.

 

By admin

Leave a Reply