Presidenti Hashim Thaçi priti sot në takim familjarët e të ndjerit Latif Kryeziu, të cilin e dekoroi post mortum me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, dekoratë kjo që u jepet personave të cilët kanë dhënë kontribut të lartë për “pavarësinë e Kosovës”.

“Dhe i tillë ishte edhe z. Latif Kryeziu, i cili nuk ishte vetëm një afarist i suksesshëm por edhe një patriot i vërtet i cili i kontribuoi luftës dhe ekonomisë së vendit”, thuhet ne njoftim.