Profesori universitar, analisti i mirënjohur, ish-deputeti i Karshiakës dhe njëri nga themeluesit e Partisë për Prosperitet Demokratik, Nazmi Maliqi, pas një pauze të gjatë në jetën politike në Maqedoninë e Veriut, ka zgjedhur për të mbështetur politiksht koalicionin Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, për të ardhur ndryshimi në vendin tonë.
Po kush është Prof. Dr. Nazmi Maliqi, më poshtë e keni biografinë e tij:
Prof.Dr. Nazmi Maliqi ka lindur më 18 mars 1957 në fshatin Stançiq komuna e Gjilanit, Kosovë. Prej shtatorit të vitit 1962, si fëmi, me familjen e tij u shpërngulën në Kumanovë, ku edhe jeton.
Shkollimin fillorë e ka mbaruar në Sh.f. “Bajram Shabani” në Kumanovë, ndërsa atë të mesëm në gjimnazin e Kumanovës. Studimet i ka filluar në vitin 1976/1977 në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe i ka mbaruar në vitin 1980, në Fakultetin e shkencave shoqërore në degën e Mbrojtjes në Universitetin e Beogradit.
Pas diplomimit në shatator të vitit 1981 punësohet profesorë në shkollat e mesme të Kumanovës. Në vitet 1982 – 1983 ishte Udhëheqës i përgatitjeve mbrojtëse në kombinatin e tekstilit “Integj” në Gjilan.
Punën e profesorit e vazhdon përsëri në shkollat e mesme të Kumanova, prej viti 1983 deri në 17 shtator të vitit 1987, kur edhe u diferencua nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë dhe u përjashtua nga procesi arsimor nga pushteti i atëhershëm, pasi që e kundërshtoi modelin e paraleleve të përziera, ku mësimi duhej të zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase.
Pas këtij diferencimi, për të siguruar ekzistencën familjare, Nazmi Maliqi prej 14 qershorit 1988 gjer në 13 prill të vitit 1993 punoi dhe jetoi në Matesburg, në Burgelland të Austria.
Studimet posdiplomike në lëmine e mbrojtjes dhe studimeve paqësore Nazmi Maliqi i filloi në dhjetor të vitit 1994 në Fakultetin Filozofik në Shkup. Tezën e magjistraturës “Toleranca politike si faktor i paqes dhe i sigurisë” e mbrojti më 07 korrik 1999.
Hulumtimet e doktoraturës i filloi më 17 dhjetor të vitit 2001, në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Juridke – Politike në Shkup. Tezën e doktoraturës “Afrimi i Maqedonisë në NATO”, e mbrojti më 04 tetor të vitit 2003, ku edhe fitoi titullin e Doktorit të shkencave politike.
Prej tetorit të vitit 2002, Nazmi Maliqi është i punësuar në cilësinë e ligjëruesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në lëndët: “Studime Evropiane”, “Sistemet e informacionit publik dhe privat” dhe në lëndën të “Drejtat e njeriut dhe roli i shërbimit publik”.
Dr. Nazmi Maliqi është bashkëpunëtor i jashtëm shkencor në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Juridike – Politike në Shkup, në Fakultetin Filozofik në Shkup – Instituti për studime mbi paqen në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup si dhe profesor viziting në vitin akademik 2005/2006, në Universitetin Evropian në Shkup.
Nazmi Maliqi në vitin 1990 ishte ndër themeluesit e PPD-së, ku ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e para parlamentare (1990) në Kumanovë. Poashtu në vitin 1990 me grupin e profesorëve nga Kumanova, ishte pjesëmarrës aktiv për rihapjen e paraleve të shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Kumanovë dhe më gjerë.
Në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë Nazmi Maliqi erdhi nga Austria. Në këtë post ishte prej 28 prillit 1993 deri më 25 nëntor 1994.
Në mandatin parlamentar 1994 -1998 u zgjodh deputet në Parlamentin e Maqedonisë nga radhët e PPD-së në zonën e Karshiakës në Shkup. Ishte anëtar i Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe politik të brendshme.
Në vitet 1996 – 1998, ishte deputet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si përfaqësues i Delegacionit parlamentar të Republikës së Maqedonisë.
Në Kongresin e tretë të Partisë për Prosperitet Demokratik, të mbajtur në Tetovë me 20 mars 1999, u zgjodh Nënkryetar i Partisë. Këtë funksion e ushtroi deri në prill të vitit 2000.
Pas mbarimit të mandatit të deputetit (tetor 1998), Nazmi Maliqit i ndodhi diferencimi i tretë. Për shkak të pengesave të pakuptimta që ia krijuan disa kundërshtar të tij politik nga radhët e partive PPD – PDSH, deri në tetor të vitit 2002, ai e kishte statusin e të papunësuarit.