Profesoresha maqedonase Marina Atanaskoska në pofilin e saj në Fejsbuk ka shprehur gjuhë të urrejtjes.
Ajo në profilin e saj ka reaguar me gjuhë urrejtje ndaj vendosjes së një tabele dygjuhësore në Poliklinikën e Draçevës, njofton news33.
Ajo akuzon se ne shqiptarët po u marrim gjithçka që kanë maqedonasit në shtet.
“Tabelë dygjuhësore në poliklinikën në Draçevë në kohë korone…. po shkëlqejmë Le t’ju vijë turp! Na shkelët, na shkelët! Mjaft e kemi nga ju!!!. Dëshironi gjithçk që është maqedonase që të mos ekzistojë!!”, shkruan ajo.