Për këtë pakënaqësi, Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve Shëndetësorë, për këtë qëllim ka paralajmëruar protestë për të hënën në orën 10:00.

Sekretari i kësaj sindikate, Enlirat Duraku, ka thënë se duke e pasur parasysh punën e infermierëve, kërkesat që do të paraqiten janë minimale.

Infermierët, ndërkaq, kanë premtuar që gjatë protestës do t’u përmbahen rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik për mbrojtje nga coronavirusi.

Ndryshe, Sindikata ka paraqitur në vazhdimësi ankesa për çështjen e pagës. Ata kanë kërkuar vazhdimisht edhe rritje të koeficientit të pagës së tyre – nga 2.15 në 3.2.