Protestuesit në Francë i hodhën bojë të kuqe objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, si shenjë proteste ndaj kushteve spitalore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grup i aktivistëve spërkatën ndërtesën të shtunën, pasi akti synonte të simbolizonte gjakun e njerëzve që ndërruan jetë nga coronavirusi.
“Për vite me radhë, punonjësit e shëndetësisë paralajmëruan për faktin se nuk kanë mjete të mjaftueshme, për sa i përket shtretërve dhe pajisjeve të tjera”, tha Aurelie Trouve, një aktiviste e grupit.
Sipas tyre stafi i kujdesit shëndetësor po kërkon paga më të larta, dhe kushte më të mira pune.
Attac France@attac_frEN DIRECT – Action au ministère de la Santé !
Attac et le Collectif Inter-Urgences remettent le prix du mépris au gouvernement. @InterUrg #PrixDuMepris