Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, për të cilin njoftuam është denoncuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë. Siguruam procesverbalin e denoncimit, ndersa informacionet që shkruhen në të, janë ashtu siç u njoftua dje në kronikën e TV 21.
Sipas procesverbalit, mësohet se kërcënimet e mitura i ka marrë deri në fillim të vitit 2020, kur edhe ka filluar pushimi dimëror.
Pjesë nga Procesverbali:
“Thirrjet i ka bërë nëpërmjet SMS porosive nga numri i telefonit XXX deri te numri i telefonit të saj XXX, të cilat mesazhe e mitura i ka fshirë menjëherë dhe ka shkuar te ai, për të kryer marrëdhënie seksuale. Marrëdhëniet kanë zgjatur për dy orë, deri në fillim të vitit 2020”.
Për të mësuar se deri ku është rasti i denoncuar dhe i cili është verifikuar nëpërmjet këtij procesverbali, kontaktuam shefen e Sektorit për Punë të Brendshme, Zhivkica Çavdareviq. Ajo, nuk ishte e njoftuar me rastin.
Zhivkica Çavdareviq, SPB Kumanovë: “Unë për momentin kam dalë jashtë, të dëgjohemi më vonë. A kur është paraqitur?”
TV 21: Mendoj se më 7 shkurt është denoncuar?
Zhivkica Çavdareviq, SPB Kumanovë: “Aha, të kthehem edhe do ta vërtetoj, sepse nuk kam, nuk jam për momentin.. Ta verifikoj dhe të dëgjohemi më pas, kurse për pjesën tjetër…”
Më vonë u dëgjuam dhe na thanë t’i dërgojmë pyetjet nëpërmjet e-mailit qendror të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pas kësaj e kërkuam edhe avokaten e cila gjithashtu kishte verifikuar procesverbalin e denoncimit. Ajo nuk dëshiroi të ndajë informacione për rastin, sepse siç tha, është rast i ndjeshëm.
Sllavica Zafiroviq Petkovska, Avokate: “Do të thotë… Unë nuk do ta diskutoja dhe nuk do të jepja asnjë informacion për atë rast, për shkak se bëhet fjalë për një kategori të ndjeshme të qytetarëve, gjegjësisht të mitur dhe…. më falni, por nuk do të flisja…
TV 21: Mirë, po a jeni ju avokate e rastit? Nëna e vetë thotë se…?
Sllavica Zafiroviq Petkovska, Avokate: “Po unë kam marrë pjesë në procedurën në polici, por aq… do të lusja asnjë informacion, sepse bëhet fjalë për kategori të qytetarëve dhe duhet të respektojmë të drejtat për jetë familjare.
TV 21: Po, por ata veçse kanë dhënë deklaratë për ne..
Sllavica Zafiroviq Petkovska, Avokate: “Po, po…”
TV21: Të jemi përgjegjës për rolin tonë…
Sllavica Zafiroviq Petkovska, Avokate: “Do të ju lusja të mos jepja informacion, do të ju lusja… më erdh mirë që u njoftuam”
Për të mësuar se çfarë ka ndodhur me deklaratën e të miturës dhe a është e vërtetë se e njëjta ka marrë kërcënime dhe prandaj e ka ndërruar deklaratën në momentin kur është marrë në pyetje në mungesë të nënës, kontaktuam nënshkruesen e procesverbalit, sepse siç tha nëna e bijës, i njëjti person ka qenë edhe gjatë marrjes në pyetje të së bijës.
Biljana Jakimovska, Procesverbaliste: “ Gazetare…? Për çfarë ju duhen ato informacione? Më falni, por kemi ne zëdhënës dhe do të drejtoheni te ata. Unë informacion të tillë nuk mund të ju japë edhe kush ua dha numrin tim?”
Por, edhe pse në MPB dërguam pyetje konkrete, siç janë:
Pyetjet e TV21 për SPB Kumanovë:
– Kush ka qenë gjatë marrjes në pyetje të të miturës?
– Kush është personi XXX që përmendet nga nëna dhe e mitura se e ka kërcënuar të miturën që ajo ta ndryshojë deklaratën në polici?
– A është marrë në pyetje i dyshuari XX në SPB Kumanovë?
– Deri ku është procedura për këtë rast?
– A keni dërguar informacion deri te Prokuroria Publike?
Nga MPB morëm përgjigje sipërfaqësore:
“Në SPB Kumanovë është denoncuar rasti dhe nëpunësit policor kanë vepruar në koordinim me Prokurorinë Publike me qëllim të zbardhjes së rastit. Për tërë rastin deri te PTHP Kumanovë është dorëzuar njoftim më 13 shkurt të 2020-s për procedurë të mëtutjeshme. Gjithashtu, ju njoftojmë se Reparti për kontroll të brendshme, për hetime kriminele dhe standarde profesionale, bën verifikim të procedurës për veprim të nëpunësve policor dhe nëse vërtetohet veprim i jashtëligjshëm, do të vijojë edhe sanksion adekuat”
Deri te Prokuroria kemi dërguar pyetje, por ende pa përgjigje.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.