LAJME

Pse sipas Pallaskës, duhet të brengosemi për publikimin e pikës 10 të marrëveshjes nga pala serbe

Avokati kosovar Dastid Pallaska, e ka quajtur shqetësuese publikimin e pikës 10 të marrëveshejs eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, e cila po diskutohet në Shtëpinë e Bardhë në ShBA.Pallaska thotë se jo kjo duhet të jetë arsye për brengë, e jo pr optimizëm.“Shpalosja publike e pikës 10 të marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga pala serbe – ku përmendet njohja reciproke – është arsye për brengë e jo për optimizëm”, ka thënë Pallaska në një postim në rrjetin social Facebook.Ai thotë se me këtë, Serbia ka gjasa që të përfitojë, duke kërkuar që të hiqet nga marrëveshja kjo pikë.

“Gjasat janë që serbët kanë shpalosur atë që janë të bindur që do ta heqin nga marrëveshja eventuale, duke vendosur kështu kontekstin e “suksesit” të tyre në negociata”, shtoi Pallaska.Avokati kosovar thekson se delegacioni kosovar duhet t’iu kushtojë vëmendje të gjitha pikave të marrëveshjes.Për këtë arsye delegacioni i Kosovës duhet t’i kushtoj rëndësi të gjitha pikave të marrëveshjes eventuale, posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me resurset vitale te vendit”, ka deklaruar Pallaska.

LEAVE A RESPONSE