Mediat serbe kanë raportuar se Aleksandër Vuciqit i është kërkuar njohja e Kosovës në takimin e sotëm me palën kosovare në Shtëpinë e Bardhë. Ministri serb i financave, Siniša Mali, deklaroi se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq.
“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që kur filluan negociatat me Prishtinën. “Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptojnë njohje reciproke,” u tha Mali gazetarëve, duke shtuar se kishte shumë pak tema ekonomike.Mirëpo, emisari i vecantë i presidentit Trump, Richard Grenell, ka përgënjeshtruar një lajm të tillë, duke shpërndarë atë me mbishkrimin “Nuk është e vërtetë”, shkruan Periskopi. Në lidhje me këtë çështje, në një intervistë për Express ish -Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se Vuciq ka manipuluar me çështjen e njohjes vetëm sa për ta paraqitur se mbi supet e tij e ka një barrë të madhe të negocimit.