as deklaratave të mbrëmshme të Kryeministrit Kurti lidhur me guximin për të shkarkuar njerëzit e PAN-it, sot Bordet e Përkohshme kanë dëshmuar guximin e tyre.
Gjatë ditës është raportuar se kushëriri i presidentit, Nijazi Thaçi, i cili ishte Drejtor menaxhues në Telekom është shkarkuar bashkë me zëvendësin e tij. Por, nuk ka përfunduar me kaq.
Bordi i përkohshëm i drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”, ka shkarkuar sot kryeshefin ekzekutiv Agron Thaçi raporton Koha.
Thaqi më herët ishte suspenduar po nga ky bord.
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, në fund të shkurtit kur kishte propozuar shkarkimin e Bordit të vjetër, kishte akuzuar Thaqin për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës“.
See also
Lajme
Pavarësimi i Kosovës në energji nxit reagime në Serbi. Reagon Vuçiq.
“Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit ekzekutiv Agron Thaqit për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, prandaj ne kërkojmë shkarkimin e Bordit. Ligji i punës e lejon pezullimin kur fillojnë procedurat penale ndaj tij”, kishte thënë Hajdari.
Me ardhjen e Bordit të përkohshëm, Thaçi ishte suspenduar, e sot kur janë shkarkuar edhe drejtues tjerë të ndërmarrjeve publike, është përfshirë edhe ai i Infrakosit.