LAJME

Qeveria mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën

Kryeministri Avdullah Hoti, ka mirëpritur vendimin e Milenium Challenge Corporation (MCC), për të zhbllokuar fondet për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit në Kosovë”, ka shkruar Hoti.

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit kishte njoftuar në mars për pezullimin e programeve në Kosovë, për shkak se në fuqi ishin ende tarifat kundër mallrave serbe, ndonëse SHBA-ja vazhdimisht kishte bërë thirrje për heqjen e tyre.

Vlera e një programi që MCC-ja pezulloi në muajin mars, kapte shifrën prej 50 milionë dollarësh.

Qeveria e Kosovës të shtunën vendosi për shfuqizimin e masës së reciprocitetit me Serbinë, që kishte hyrë në fuqi në prill të këtij viti.

Largimi i taksës 100 për qind, por edhe më pas të reciprocitetit, vazhdimisht është kërkuar nga SHBA-ja./Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE