Quni: Kisha disa emra tjerë si kandidatë për kryeministër kur u propozua Hoti

Posted by

Nënkryetari i LDK’së, Anton Quni ka folur lidhur me abstenimin që ka bërë kur në parti është votuar emri i Avdullah Hotit, si propozim për kryeministër, raporton Gazeta Express.

Quni ka thënë në emisionin Frontal  T7 se kur është propozuar emri i Avdullah Hotit ai ka pasur si preferencë disa emra tjerë.

“Mos pritni që unë do të shpjegoj të gjitha ato biseda, janë disa çështje që trajtohen brenda LDK’së, janë shumë normale, fryma demokratike e  merr kuptimin kur gërshetohen mendimet e ndryshme, kur është lakuar emri i Avdullah Hotit për kryeministër unë kam preferencë disa emra tjerë. Nuk dot ë ishte korrekte tani me i laku, kryetari jonë është i njohur, të gjithë anëtarët e kryesisë, por, kam fol për emra të cilët ndoshta munden me kontribu që me riparu pak situatën sepse nga kjo situatë ne kemi dal të dëmtuar. Kam mendu që një person i nominuar për kryeministër, duhet të jetë më i pranueshëm edhe nga struktura edhe nga elektorati, është kriju një shpërputhje e opinioneve, sepse gjërat ishin shumë dinamike. Që LDK të del nga kjo situatë sa më pak e lënduar kam menduar që janë disa personalitete që duhet t’i kemi në konsideratë”, thotë ai, teksa shton se nuk dyshon në Hotin si kryeministër, e se e respekton vendimin e kryesisë për këtë temë.

Leave a Reply