LAJME

Rama: Albulena Haxhiu është seksere e Faton Dalladakut, mori para nga ai

Ish-kryeshefi i Agjencis për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar (AAPSKI), Rrahim Rama ka akuzuar rëndë ministren në detyrë të Drejtësisë, Albuna Haxhiu.

Si mysafir në Frontal, në T7, Rama e ka quajtur Haxhiun seksere të Faton Dalladakut, duke thënë se minstrja e Drejtësisë ka marrë para nga biznesmeni.

“Jo, për besë, nuk jam i shqetësuar, por me vjen keq. Unë kam qenë 15 vjeçar i burgosur, 16 vjet i kam bërë në burg. E të vijmë në këtë gjendje ta përjetojmë kohën e Millosheviqit. Unë jam duke e përjetuar këtë kohë. Është rëndë që njerëzit që kanë bërë gjithçka për këtë vend… edhe vjen një seksere e Faton Dalladakut, se kjo është seksere e tij. Albulena është seksere e Fatonit. Krejt Kosova e di kush është Fatoni”, ka thënë Rama në Frontal.

Rama ka shkuar edhe më tej, duke thënë se Dalladaku i ka dhënë para në zarf Haxhiut.

LEAVE A RESPONSE