LAJME

Ramush Haradinaj tregon se pse nuk iu bashkua PDK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se “nuk kam dashtë me i ndihmu ndarjes së mëtejme të shqiptarëve dhe acarimit të marrëdhënieve të brendshme në Kosovë. Kam pas dëshirë të jap opsione tjera që mos të shkojmë kah barikadimi, kah ndarja e popullit në atë kohë”.

“Vlerësova në atë kohë se më mirë është me i dhanë Kosovës një qeveri dhe institucione të shumicës shqiptare, por dhe një bashkëpunimi me LDK-në dhe Presidentin Rugova” – ka deklaruar Haradinaj për një medium kosovar. Nëse e konsideron veten meritor për përafërimin e dy krahëve politik të pasluftës, Haradinaj pa modesti përgjigjet pozitivisht.

“Besoj që po. Besoj që është një kontribut i madh ajo që kam bërë atëkohë. Për atëkohë ka qenë revolucionare, tani është ndryshe, por atëkohë ka qenë revolucionare”. Haradinaj ka qenë bashkëpunëtor i Presidentit historik Ibrahim Rugova pas zgjedhjeve të vitit 2004 ku atëkohë ishte emëruar kryeministër i qeverisë së atëherëshme të Kosovës.

LEAVE A RESPONSE