Reagim i vrazhdë nga deputetja e AAK-së ndaj Kusarit: Të dhimbset asfalti nga koha e Titos (Video)
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i ka reaguar deputetes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari – Lila lidhur me një postim për asfaltin në Gjakovë.
Haxhiu ka thënë se Mimoza ka reaguar ndaj rrugës me 4 korsi Gjakovë – Dollc – Prishtinë, ndoshta sepse po i dhimbset asfalti i para 37 viteve, nga koha e Titos.
Paska reaguar Mimoza – sigurisht në shenj “pakënaqësie “ që po ndërtohet rruga e Re me katër korsi; GjakovëDollc- Prishtinë. Ndoshta po i dhimbset asfalti i para 37 viteve përgjatë kësaj magjistrale ( nga koha e Titos) mirëpo e cila poashtu është ndërtuar nga taksat e qytetarëve tonë. Mimozë aty ku ndërtohet, natyrisht që edhe prishet. Në vend që t’i përgëzosh ideatorët dhe realizuesit për këtë projekt kapital, shif në çfar niveli zbret e me çka merresh! A veç me folë diçka, apo?