Përkeqësihet sërish bilanci i vdekjeve në Itali nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 viktima dhe 1,444 të infektuar më shumë.
Numri total i viktimave ka arritur në 29,864 dhe i të infektuarve në 214,457. Persona aktual pozitiv me koronavirus në Itali janë 91,528. Ndërsa numri i të shëruarve është deri më sot 93,245 e janë 8,014 të shëruar të shëruar më shumë se një ditë më parë.
Për herë të parë numri i të shëruarve kapërcen numrin e personave aktual pozitiv me COVID-19. Deri më sot në Itali janë kryer 2,310,929 tampone.